Tuesday, July 31, 2018

Ndaj pres!

E kam nisur disa here kete leter,
E kam shkruar me miliona here ne menjde, e kam ndryshuar, e kam tjetersuar, e kam djegur, e kam harruar dhe ja ku po e rishkruaj, duke shpresuar qe te marre formen e duhur...formen qe do te me jap mua qetesine, formen qe do te te jap ty shperberjen e entuziazmit ne anen time te majte, ose te te mbysi ajrin nga levizja e flatrave qe ke brenda meje dhe te te fshije nga endrrat e mia te mundimshme te nates ...

Shkruaj pambarimisht fjali e paragrafe, dhe thur neper mendje kaq shume kumtime ku i flas dritares vazhdimisht me shpresen qe nje dite dera do te degjoje... Dhe mendoj se t'i them te gjitha, bind veten se perfundimisht kjo ishte hera e fundit qe brenda meje po te shpjegoja gjerat qe duhet t'i degjosh/j, me idene qe ne kete vorbull perseritese e genjeshtare, te vije dita qe une te te percjell nga ku ndodhesh. Dita qe do te zbehen ngjyrat nga syte e mi, e do te te tretet imazhi neper ajer!

Ndaj pres...

Thursday, May 31, 2018

Une (s)di

Une pretendoj se di cfaredolloj gjeje per ty.

Une di kur ti ke lindur, per shembull, sepse dita jote e lindjes eshte njeherazi dhe dita ime me e gezuar. Njoh te gjithe pjesetaret e familjes tende, ketu dhe atje, tani ose jo. Njoh cdo kujtim femijerie qe ti ke, se te gjitha jane historite me te preferuara te miat.

Une njoh me emra dhe detaje cilindo shok a shoqe, njoh cilindo koleg apo kolege. Une mund ti njoh kudo syte e tu, sepse jane syte qe i shoh cdo dite para pasqyres. Une di cfare te pelqen te gatuash, madje dhe c'te pelqen te hash. Une di rutinen tende te cdo mengjesi, di ritualet e tua te darkes.

Une arrij te shquaj se kur ty te dhemb koka, ose dalloj se cfare te bezdis me shume kur jemi te rrethuar me te tjere njerez, une i shquaj te gjitha. Madje une kujtoj fjalet qe ti permend me shume, shprehjet qe aq shpeshtas i perdor ne komunikimet e tua te perditshme, se jane pashmagshmerisht dhe fjalet e mia.

Por ndonjehere une harroj se cfare ke veshur, se cila ishte e fundit fjale qe me the apo harroj te shikoj shkelqimin e syve te tu te paqte per gjerat qe ty te bejne te lumtur...dhe hidherohem!

Ai, Ajo

Ajo dinte se kishte shume endrra.
Ai dinte se kishte me shume.
Ajo kerkonte te gjente nje kuptim.
Ai kishte humbur kuptimin qe dikur kish.
Ajo e hapte zemren tek kushdo.
Ai e kish zemren tjeterkund.
Ajo e pa.
Ai e vuri re.
Ajo buzeqeshi.
Ai genjeu.
Besoi ajo tek zemra e vet,
Nderkohe qe ai nuk dinte a besonte,
Ne ata te dy!
Sa keq,
Kur asaj i shkelqenin syte para syve te tij
Ai nuk diti te shikonte.
Derisa ajo iku
Dhe ai iku.
Derisa, ata nuk ishin me!