Monday, May 5, 2014

Gjume te embel

Jam kete nate duke soditur qetazi, une dhe vetja ime.
Nje nga ato netet ku me shume se zhurma e ndonje gjumi te rende rrotull teje te shqeteson zhurma e mendimeve te tua.
Kur secili ka mbyllur syte e qeteson mendjen, une perpiqem te qetesoj shpirtin!

Sot pas shume kohe une dhe vetja ime jemi vene perballe njera-tjetres per te biseduar pas nje pushimi te gjate e te çuditshem. Flasim pa fjale, sepse kjo eshte e bukura e te biseduarit me vetveten dhe kerkojme te ndjekim udhetimin ne ndonje tjeter rruge apo kerkojme te gjejme ndonje tjeter enderr a motiv per te vazhduar, por kjo merzi e pakuptimte nuk na lejon te ecim perpara. Te dyja ne, mendojme, pa kuptuar ende qartazi se çfare eshte ne te vertete ajo qe duam kete nate kur gjithe rrotull po mundohen te kerkojne qetesi mendimesh ndersa une vazhdoj perseri te kerkoj qetesi shpirterore!

Ose ndoshta kerkoj ty ne fakt, kerkoj qe te degjoj tingullin tend te qetesise, zhurmen tende te rehatise teksa fle... dhe te lehtesohem.

Sunday, March 16, 2014

Mos harro

Mos harro,

Sot, ti me braktise! Me le vetem!
Mu largove ne nje dite qe aq shume nevoje per ty kisha. Nuk ishe aty!
Ike, pa me thene se pse, pa me thene se ku, pa me folur, pa me pritur.

Ike ashtu, per nje arsye budallaqe ndoshta, ose per ndonje arsye madhore, kush e di?
S'ishe aty... kur te kerkova, nuk te gjeta me.
Nuk doje te ishe!

Sa mire me njeh ti mua.
Aq mire sa e di qe ikja jote e pa-ze do me dhembte me shume se çdolloj fjale e nxjerre nga inati apo merzia e momentit. Ashtu siç di te me lesh vetem, ne cdo dhembje te shkaktuar prej teje.
Por une gjithsesi te kerkova, per te te treguar, se dita kur ti ike, ishte nje nga ditet kur une kisha aq shume nevoje per ty.

Dhe ti mungove.
Perseri!

Monday, March 3, 2014

Historia e nje nate te kaluar

Kete nate s'me vjen te bej asgje, dhe per kete s'ndihem ne faj.
Jam endur rrugeve s'di se ku
Kam ecur para s'di se pse
Kam pritur shume por s'di se ke
Jam lodhur por nuk di se sa
Kam ditur por s'e di se çfare
Kete nate s'me vjen te bej asgje, dhe kam harruar si te qaj!

Ende aty

Pershendetje zemer,

A te kujtohem me une? Edhe pse jemi kaq larg tani, a te kujtohem?
Me thane qe e kishe besuar qe te kisha harruar krejtesisht. Si munde?
Ndoshta kjo ishte e dyta gje me e dhimbshme, perveç largimit qe kisha ndjere ndonjehere. Sepse te degjoj qe ti beson symbullurazi harresen time, me ben te mendoj se sa pak me ke njohur ne kohen kur ishim prane.

Me thane qe i besove te gjitha,
Edhe qe kohen qe kaluam bashke, te thane se edhe ajo ishte genjeshter, ose nje gabim i nje moshe te vogel, i nje mendjeje te papjekur. Po ti vertet mendon me shume te mendja apo te zemra shpirt, ku beson ti?

Me thane dhe qe kishe lene pas gjithçka... ne vendin tone te takimeve rralle here dukeshe, fotografite komike i kishe grisur ne mijera copa, edhe fletet me premtime apo urime te paperfunduara ishin zhdukur. Ishe larguar nga çdokush qe te bente te te kujtohesha sadopak, numri i telefonit nuk ishte me i njejti, as adresa, as shtepia. Ishe larguar edhe ti nga ai qytet ku bertiste vetem une dhe ti, por nje gje do te doja shume te dija, a e more ne ikje dhe veten tende?

Une jam ende aty.










Friday, February 7, 2014

A eshte e mundur?

E dija qe nje dite do te pendohesha qe te lash aq shume pas dore. Nje dite, do te kerkoj te kthehem pas ne kohe dhe te te kushtoja gjithe vemendjen qe ke merituar, ose me shume se aq. Duhet te kthehem pas te te shpjegoj me vepra se sa i rendesishem je, sa me duhesh ne jeten time, sa me ty mund te bej githçka kam enderruar.

Je i pazevendesueshem, dije! Aq shume sa vendin tend tashme s'po di ta mbylle askush, aq sa kohen tende nuk mund te ma shperbleje asnje, rendesine tende nuk mund ta gjej askund. Do doja t'i beja gjerat ndryshe, besome, por nuk dija! Ndersa tani e ndiej qe nuk je ti ai qe me mungon me shume, se ti je prane çdo kohe (kaq i mrekullueshem arrin te jesh!!!), por eshte koha qe zhduket mes nesh ajo qe me frikeson sepse s'do te kthehet kurre...

Une dua me ty shume kohe, a eshte e mundur?

Sunday, November 17, 2013

Mall

Jam kaq larg teje, kaq larg sa eshte e frikshme ta mendosh. Dhe ne fakt, mundohem qe te mos e mendoj çdo dite. Mundohem te mos e mendoj fare largesine dhe imagjinoj se si DJE ka qene dita e fundit qe jemi takuar, perqafuar, kemi folur. Aq shume, sa duket e vertete, sa kam genjyer mendjen aq keqazi...

DJE ishte dita e fundit kur u pame, kur folem per gjera krejt te zakonshme, krejt te panevojshme. Dje ishim moskokeçares ndaj mallit, atij malli qe une duhet ta ndieja çdo dite e me shume, qe do me mpinte trupin e mendjen deri sa te te degjoja zerin e te te shihja fytyren.
Malli qe duket sikur eshte zhdukur aq sa frikesohem nga vetja, dyzohem, dyshoj se ne te vertete nuk ndodhet aty, se nuk ka nevoje per buzeqeshjen tende.

Nuk kam mall per ty, derisa te shoh diku nder foto te vjetra, lexoj emrin tend te paqene nder rreshta te ndonje libri dhe kuptoj se Sa shume qe me duhesh!!!

Sunday, October 20, 2013

Me ndiq

Te lutem, me ndiq,
Ne rruget e gjata te mendjes e shpirtit tim, qe duan vetem te ikin sa me larg. Rrugeve te qyteteve te panjohura te cilat priten te shihen.

Me ndiq,
drejt ndjenjave te reja, ndjenjave te ndryshme, ndjenjave te çmendura, vetem me rri prane. Te rrime sa me prane!

Ji me mua,
ne labirinthet dhe udhekryqet qe do na nxjerre jeta, me ty ndoshta zgjedhja eshte me e lehte. Ose me mire, me ty lehtesohet dhe zgjedhja me e veshtire.

Me ndiq te lutem,
ne rrugen time drejt teje, ne rrugen drejt shikimit tend te ngrohte, drejt buzeqeshjes tende. Le te qendrojme se bashku derisa te gjitha keto, te behen e perditshmja ime dhe te largohem s'do te ndiej me nevoje.