Sikur te ishte bota aq e thjeshte sa dhoma jone…
E vogel shume per permasat e tua por e madhe mjaftueshem per
te dy bashke, e lehte per tu bere rremuje ne pak sekonda por po aq e lehte per
tu rregulluar. Dua vetem ta dish se kudo qofsh apo qofsha do jete bota ime, me
po te njejtat ligje. Do jem ngahera aty per te palosur teshat e parregullta
qe le mbas, apo ajo qe do te bertas vazhdimisht qe t’i levizesh vete corapet e
tua, por gjithsesi do çohem me furtune merzie ti marr e ti largoj. Do jem ngahera
aty, per te tu ankuar qe nuk e shtrove ndonjehere per mua krevatin siç une e
pergatis tendin dhe do te te mbaj meri dhe per kete, nderkohe qe te nesermen do
te te pergatis shtratin si gjithmone. Do te te shaj, e di, kur me nerva ti me
kerkon te fik driten pasi ke nevoje per gjume po nuk do ankohem asnjehere kur
ti vendos ta lesh ndezur nderkohe qe une perpelitem per pak qetesi perpara
ndonje diteje te lodhshme. Do jem me ty, sa here te te tiposet nates te kerkosh
uje per te pire, te te ngre jorganin kur te ndodh te zbulohesh apo te te
perqesh e ngacmoj kur te bisedosh pavetedijshem ne gjume… dhe do te betohem te
me besosh se sidoqofte s’do doja nje dhome veçmas teje, ashtu siç nuk do
deshiroja kurre nje bote veçmas teje.
Sepse bota eshte e thjeshte kur ti je aty, bota eshte si
dhoma jone.
No comments:
Post a Comment