Sa zhgenjyese do ishte, te zbuloja qe arsyeja kryesore qe u njohem ishte diçka qe nuk ka te beje me spontanitetin apo rastesine e bukur, edhe pse ti vete dikur me pate thene qe ne kete bote besoje qe nuk ekzistonin rastesi... Sa derrmuese do ishte ideja per mua, qe te dija se njohja jone, me pas kjo perzemersi kaq e madhe qe mesova te te kem me vite, kane nisur nga nje arye tjeter sesa vete njohja jone. Kjo eshte frika ime me e madhe! Te di qe ne nuk u njohem per t'u njohur se bashku, ne u njohem per t'u njohur me te tjere!
Me ndodh te bisedoj vazhdimisht me ata qe njohem rruges, dhe u tregoj se sa shume e deshiroj qe ky mendim te me largohet nga vetja sa me pare, edhe pse ti vete dikur me pate thene qe ne kete bote te besoja ndjenjat dhe mendimet e mia te para... Une nuk i besoj mendimeve te frikshme, nuk dua t'i besoj as ketij!
Oh, sa aq e padeshiruar tingellon tani ideja qe ne jemi njohur per nje tjeter qellim... Ne patjeter duhet te jemi njohur per t'u njohur!
No comments:
Post a Comment