Ti vjen te unë si një telajo,
Plot ngjyra që më parë s'kisha shquar
Kur unë kam krijuar një pikturë tjetër,
Me ngjyra të tjera zhgarravitur a miksuar
Dhe m'u vendose para syve kaq hijshëm
E të shijova në heshtje kaq habitur
Nuk e dija që bluja dhe e bardha e dikujt
Do ngjanin kaq bukur me tjetrën ngjitur.
Nuk dija, se e e verdha dhe e zeza ime
Këto ngjyrat e tua kaq shumë do donin
dhe jo për t'u kthyer në jeshile as në gri
Por në krah të njëra-tjetrës të qëndronin
Dhe kur t'i shohin të tjerët vendosur në mur
Të kuptojnë se sa shumë u dëshiruan
Këto piktura që duken kaq bukur përbri
Këto piktura që për tjetrën, veten s'e ndryshuan.
(por plotësuan)
No comments:
Post a Comment