Tuesday, September 3, 2024

E dashur Adora

Ti sapo ke filluar rrugëtimin tënd të parë drejt dijes, dhe unë jam kaq e lumtur dhe entuziaste për të gjithë gjërat e reja që do të mësosh dhe gjithë ëndrrat e bukura që ti do realizosh, nëpërmjet tij.

Dije, që nuk ka limite në cfarë mund të bëhesh e të krijosh me mendjen tënde të bukur, s’ka kufinj imagjinate që s’do mund të arrish me zemrën tënde guximtare, dhe s’ka qëllim që s’do mund të arrish me punë e përpjekje.

Bota është një vend i bukur, e ka aq shumë gjëra të cilat do mund t’i zbulosh nëpërmjet të lexuarit e mësuarit. Shijoje sa më shumë këtë fillim! Mëso sa më shumë gjëra dhe ndaji njohuritë me njerëzit e tu të zemrës, se ashtu është edhe më lumturuese.

Pushtoje botën, Ado! Udhëtoje atë me çdo faqe libri, e më vonë shëtit pafund vendeve të reja. Mos rresht së ëndërruari për të gjitha gjërat e bukura që do realizosh, për ta bërë gjithçka rreth teje edhe më të bukur.

Të uroj nga zemra një vit të mbarë shkollor dhe sa më shumë suksese në rrugën e gjatë e të bukur të dijes.

 Jam gjithmonë krenare me ty dhe të dua sa e gjithë bota!

 Maria

Wednesday, August 24, 2022

Ditar

 Dëgjova, ca më parë, në internet, një fjalim të shkurtër motivues (për të cilat ndonjëherë e tall me shaka veten). Dhe këshillonte, zotëria që fliste, të nxiteshim të tregonim më shumë nga vetja jonë, nga çfarë kemi jetuar, nga çfarë mendojmë, nga çfarë na mbush zemrën e na bën të lumtur, a nga çfarë na bën të ndihemi më shumë të gjallë. Vetëm kështu (sipas tij), do të mund të njihemi dhe përballemi me pjesët tona më të brishta, e sidomos me ato më artistiket.

Vazhdova të mendoja pak më gjatë sesa thjeshtësia dhe bukuria që përdori për të shpjeguar, se si duke treguar ca nga vetja, do të na ndihmonte më shumë për ta kuptuar realisht atë. Përse të gënjej kot, e të them që nuk më preku? Ishte kryekëput e kundërta. 

Ishte për mua aq frymëzuese ta dëgjoja, sa që nxitimthi ndërpreva çfarëdolloj pune që kisha në dorë, për t'i dhënë kohën e duhur UNIT tim (aspak më vonë se tani), që të më fliste. E sakaq ta dëgjoja se ç'kishte për t'i thënë anës tjetër të tij.

Kështu, nisi të krijohej kjo ligjëratë, pikërisht kjo, që po lexon (e të cilës dëshiroj t'i rikthehem vazhdimisht për ta kujtuar)... 

Dhe kuptova, se gjithçka dëshiroj të tregoj, je Ti!

Ti.

Sunday, May 8, 2022

Si është e mundur?

Si është e mundur, që koha që zgjatet për t'u afruar te ty, është kaq e mundimshme, krahasuar me kohën që fluturon sa hap e mbyll sytë, kur të kam pranë? 

Si është e mundur, që duart e mia e kanë mësuar ndjesinë e lekurës tënde dhe majat e gishtave ta njohin aq mirë portretin e fytyrës, milimetër për milimetër? 

Si është e mundur, që buzet e mia e kërkojnë shijen tënde dhe aroma që ndiej sa herë që pushtohem nga krahët e tua, më thërret gjithmonë e më shumë me tinguj shtëpie? 

Si është e mundur, që edhe pse ndodhesh kaq shumë larg mureve të mia, mua më lind gjithmonë në shpirt dëshira  që të të rrëmbej nga vendet ku ti je e të të vendos rreth perimetrit tim? 

Më shpjego të lutem, si ka mundësi, kur edhe pse të ndiej si pjesë të pandashme timen, në të njejten kohë për ty ndiej kaq shumë mall? 

Si mundet?


Wednesday, December 1, 2021

Pak më shumë xhan

Ka një hapësirë midis nesh,
Të cilën unë e mbush me shkronjat e tua,
Me fjalët e formuara prej mëngjesit në darkë
E prej darkës me ëndrra ta kaloj, dua.
 
Ka një hapësirë, e cila mbushet
Me qetësinë që zemrës sime i fal.
Një hapësirë, që sa herë të shoh fytyrën,
Apo sa herë të prek e të ndiej pranë, ndal.
 
Ndaj, derisa të rresht së ekzistuari hapësira,
Që fizikisht të dyve pak më larg na mban,
Une i kujtoj vetes sa e lumtur jam, prej teje
Dhe e zbeh largësinë, duke të patur pak më shumë xhan. 

Ngjyrat

Ti vjen te unë si një telajo,

Plot ngjyra që më parë s'kisha shquar

Kur unë kam krijuar një pikturë tjetër,

Me ngjyra të tjera zhgarravitur a miksuar


Dhe m'u vendose para syve kaq hijshëm

E të shijova në heshtje kaq habitur

Nuk e dija që bluja dhe e bardha e dikujt

Do ngjanin kaq bukur me tjetrën ngjitur.


Nuk dija, se e e verdha dhe e zeza ime

Këto ngjyrat e tua kaq shumë do donin

dhe jo për t'u kthyer në jeshile as në gri

Por në krah të njëra-tjetrës të qëndronin


Dhe kur t'i shohin të tjerët vendosur në mur

Të kuptojnë se sa shumë u dëshiruan

Këto piktura që duken kaq bukur përbri

Këto piktura që për tjetrën, veten s'e ndryshuan.

(por plotësuan)


Saturday, September 7, 2019

Mirënjohje, të panjohurit

Njeri, që kurrë më parë nuk të njihja, që kurrë më parë s'të kisha takuar (në këtë botë). Ty, që kurrë më parë nuk ta dija formën, as zërin e as fuqinë që ndoshta të karakterizon.

Unë, që kurrë më parë s'e njihja qënien tënde, që s'ta kisha ndjerë praninë dhe s'isha rrethuar nga energjia jote... Sot, të takova!

Të takova në një kohë kur ti ke pasur mundësinë për të qenë kalimtar i shumë jetëve të tjera, jetë shumëngjyrëshe, përpara se të ndaloje kaq hijshëm tek imja. Të njoha sot, për dy minutat e para dhe mbase të fundit të jetës sime. Dy ndër më të bukurave minuta, ku ti zgjate dorën dhe formove fjalë që më prekën shpirtin.

Faleminderit! Dhe e bekuar qoftë ekzistenca jote, që mundi t'i shtonte pavetëdijshëm lumturi simes.

Tuesday, July 31, 2018

Ndaj pres!

E kam nisur disa here kete leter,
E kam shkruar me miliona here ne menjde, e kam ndryshuar, e kam tjetersuar, e kam djegur, e kam harruar dhe ja ku po e rishkruaj, duke shpresuar qe te marre formen e duhur...formen qe do te me jap mua qetesine, formen qe do te te jap ty shperberjen e entuziazmit ne anen time te majte, ose te te mbysi ajrin nga levizja e flatrave qe ke brenda meje dhe te te fshije nga endrrat e mia te mundimshme te nates ...

Shkruaj pambarimisht fjali e paragrafe, dhe thur neper mendje kaq shume kumtime ku i flas dritares vazhdimisht me shpresen qe nje dite dera do te degjoje... Dhe mendoj se t'i them te gjitha, bind veten se perfundimisht kjo ishte hera e fundit qe brenda meje po te shpjegoja gjerat qe duhet t'i degjosh/j, me idene qe ne kete vorbull perseritese e genjeshtare, te vije dita qe une te te percjell nga ku ndodhesh. Dita qe do te zbehen ngjyrat nga syte e mi, e do te te tretet imazhi neper ajer!

Ndaj pres...

Thursday, May 31, 2018

Une (s)di

Une pretendoj se di cfaredolloj gjeje per ty.

Une di kur ti ke lindur, per shembull, sepse dita jote e lindjes eshte njeherazi dhe dita ime me e gezuar. Njoh te gjithe pjesetaret e familjes tende, ketu dhe atje, tani ose jo. Njoh cdo kujtim femijerie qe ti ke, se te gjitha jane historite me te preferuara te miat.

Une njoh me emra dhe detaje cilindo shok a shoqe, njoh cilindo koleg apo kolege. Une mund ti njoh kudo syte e tu, sepse jane syte qe i shoh cdo dite para pasqyres. Une di cfare te pelqen te gatuash, madje dhe c'te pelqen te hash. Une di rutinen tende te cdo mengjesi, di ritualet e tua te darkes.

Une arrij te shquaj se kur ty te dhemb koka, ose dalloj se cfare te bezdis me shume kur jemi te rrethuar me te tjere njerez, une i shquaj te gjitha. Madje une kujtoj fjalet qe ti permend me shume, shprehjet qe aq shpeshtas i perdor ne komunikimet e tua te perditshme, se jane pashmagshmerisht dhe fjalet e mia.

Por ndonjehere une harroj se cfare ke veshur, se cila ishte e fundit fjale qe me the apo harroj te shikoj shkelqimin e syve te tu te paqte per gjerat qe ty te bejne te lumtur...dhe hidherohem!

Ai, Ajo

Ajo dinte se kishte shume endrra.
Ai dinte se kishte me shume.
Ajo kerkonte te gjente nje kuptim.
Ai kishte humbur kuptimin qe dikur kish.
Ajo e hapte zemren tek kushdo.
Ai e kish zemren tjeterkund.
Ajo e pa.
Ai e vuri re.
Ajo buzeqeshi.
Ai genjeu.
Besoi ajo tek zemra e vet,
Nderkohe qe ai nuk dinte a besonte,
Ne ata te dy!
Sa keq,
Kur asaj i shkelqenin syte para syve te tij
Ai nuk diti te shikonte.
Derisa ajo iku
Dhe ai iku.
Derisa, ata nuk ishin me!

Tuesday, October 24, 2017

Mire se te vish!

O shpirt!
Ty qe po te afron dita te vish ne boten e jeten tone, per t'u bere me i rendesishmi njeri ne ditet tona monotone...
Ty qe nuk te kemi imagjinuar dot pamjen, fytyren apo syte, sepse s'ka kurresesi forme me perfekte se forma me te cilen je krijuar...
Ty qe me kaq padurim te presim te te kemi ne krahe, te te shohim fytyren e te kundrojme se çfare forme, arome e buzeqeshje ka marre lumturia jone...
Te duam kaq shume!

Mire se vjen mrekulli jete!

Mirese te vish shpirt i halles!
Je deri me sot edhe lumturia ime me e madhe ❤️

Sunday, June 18, 2017

Small talks

I like the fact that you talk. The way you talk the talk, the way you whisper the talk or even more the way you sing the talk.
I like the way you talk to me. Your power of talking me into and out of what I once believed I was. I like the way you talk me round the new self I am turning into.
I like how we talk something through and how we talk something over and over again.
God, I love our talks!
I love how you talk foolishly, melodiously, funny, dirty... I love your talks in any language, I love your talks in any moment, in any place or space...
Because, it is just when you talk when I feel that how you behaved was not what I wanted to listen!

Tuesday, January 3, 2017

Të duash ty

Të të duash ty, është një ves dhe veset nuk kanë qenë asnjëherë veprime për t'u përgëzuar. Të të duash ty është një ves i pakuptuar, i pashpjeguar. E di se kur fillon por s'e di se pse. E di që të bën keq por s'e di se çfarë. Të të doje ty, kështu nisi; si hera e parë që mban midis gishtash një cigare, hera e parë që kalon tymin në mushkëri. Fillimisht të djeg fytin dhe vazhdon te kollitesh dhe pasi mbaron së djeguri, te paralizon. Të të doje ty, ishte kështu! Të paralizoheshe totalisht pa qenë e aftë të lëvizësh apo të mendosh për pak. Të vazhdoje së dashuri ishte akoma më e mundimshme, sepse gjithkund kërkon nevojën për t'u mpirë...por të vazhdoje të të doje do të thosh të ish e pamundur gjithashtu të të lije. Se tymi ngjitej ngado, aroma mbetej e mbështjellë në lëkurë, nëpër duar, shija në goje dhe ti vazhdimisht kërkon që të mpihesh!
Të kem dashur ty padyshim që më ka ndryshuar jetën, më ka trashur zërin, më ka dhuruar moskokëçarje, më ka thyer parime, me ka zverdhur dhëmbët... Kudo tashme gjendesh ti! Prandaj dhe unë, e mbaj gjithsesi në çantë paketën e cigares duke u munduar të kujtoj se çdo të thoshte TË TË DOJE.

Saturday, February 6, 2016

Vetem ti

Vetem ti mund te me ktheje mua te shkruaja perseri, pas nje kohe kaq te gjate... vetem ti.

Sepse, edhe pse gjate gjithe kohes jam e rrethuar nga dashuria jote perseri eshte pikerisht dashuria jote ajo qe me jep guximin te vazhdoj perpara.
Vetem ti me ben te ndihem ne shtepi, ne cfaredolloj vendi, sepse shtepia ime eshte aty ku je ti. Ti me telefonon e me shkruan per cdo dite, por perseri ne gjithe boten vetem ti me ben te ta ndjeje mungesen pas sekondit te pare qe kemi mbyllur biseden.
Je ti qe me ke mesuar deri tani, qe vazhdon te me mesosh per çdo gje pambarimisht, ashtu siç je dhe ti lumturia ime me e madhe kur te mesoj ndonje gje te vogel une :).
Vetem ti mund te... me rikthesh ne nje sekond buzeqeshjen, largosh si me magji lotet e trishtimit, zhdukesh per pak caste mallin, me qetesosh me nje prekje, gezosh vetem me nje fjale, me kthesh nga erresirat me te largeta, mund te me mbushesh me dashuri cdo sekond te dites sime dhe une perseri nuk ngopem dot duke te patur.

Vetem ti mundesh ne kete bote,
Vetem ti mund!

Tuesday, January 5, 2016

2 a.m

Une jam nje lemsh i madh pavendimesh. Nje topth i stermbushur me mijera deshira dhe endrra dhe e kufizuar nga koha dhe zona e rehatise. Jam nje tufe gabimesh, gabimesh te vogla ndoshta qe me kane penguar te ndjek ndjenjen time. Perveç ketyre une jam edhe nje mendje e kontrolluar sepse eshte e frikesuar nga ndryshimet e medha apo e panjohura e larget.

Une jam frike, frike nga mosrealizimet apo deshtimet e mundshme te cilat jane po aq te rendesishme sa edhe sukseset ne kete jete! Por qe, une kam frike nga deshtimet. Une jam nje grumbull ndjenjash te çuditshme qe me mblidhen ne gryke e s'me lene te marre fryme apo me fluturojne ne stomak dhe dua t'u zhduk ajrin. Jam ndoshta liman qetesie ku ererat nuk fryjne kurre per kedo udhetar apo anije te qendruar por jam vete nje mes oqeani prej nga ku formohen tsunamet e medha.

Kjo jam une, e lindura ne oren e dyte te dites se re ne nje fund vjeshte, dhe thone qe asnje vendim i mire nuk merret pas kesaj ore.

Thursday, June 4, 2015

Sister talk

Dear older Sister,

There is this stupid guy, this guy I wanted to know more since day one. Since the first day I knew him! And we talked for a little. We laughed at some boring jokes or maybe we did not. But anyhow, we exchanged numbers! And I got obsessed with his existence until it faded away the same way as an obsession should fade. And I did live my life rigorously after that, because he forgot I existed as well.

After a long time, this stupid guy, writes me back and we decided to 'just go out', that simple! God, that stupid guy! With his stupid talks, stupid moves, stupid smile and all... I still want to know him, even though it is not at all something serious. Even though he seems kindda bastard in everything he does, I still want to know him better.


Dear sister, I know this might be for you incomprehensible and not at all satisfying for all the doubts and questions flowing into your brain right now... But, I want to tell you that I know this guy and yet, I do not know him at all.

Monday, December 15, 2014

Biseda jone

Une e ndiej gjithmone se sa e teperuar eshte e folura ime, shpejtesia e fjaleve, koha e shkurter qe u le fjalive qe te marrin kuptim njera me tjetren.
E di qe e teperoj me fjalorin e shpeshte dhe ndihem keq qe ndonjehere nuk perdor ne te tilla bashkebisedime fjale me te veçanta. Sepse, tek e fundit, fjalet e veçanta qe mund te jene krijuar ndonjehere per te bere kumtimin me te ngjyrshem ne te tilla situata, jane padyshim fjale te cilat i pershtaten persosmerisht gjendjes sone. Ti i meriton te gjitha fjalet me te bukura te krijuara ndonjehere per ndonje ndjenje pozitive njerezore, vertete! Por une shpejtohem, shpejtohem aq shume ne te folurin me ty sa qe nuk dua te humb kohe (humb kohe?).

Flas aq shume dhe aq ngutshem sa qe edhe te tjeret nuk e kuptojne se ne te vertete dua te shfrytezoj te gjithe mundesine e dhene per te te shpjeguar sa me shume, per te te shprehur sa me shume, rreth meje, rreth teje, rreth gjithçkaje.
Une flas ndonjehere shume dhe ngutshem, nga deshira e ime e madhe e te treguarit, e te folurit me ty, e deshires se mosshpenzimit te kohes me gjera te 'parendesishme'... me te parendesishme se biseda jone!

Tuesday, August 12, 2014

Si te justifikosh diçka shume te gabuar

Ishte gjendja e saj me skandaloze. Floket, oh! Floket ishin shkaterrim total, ndoshta me keq dhe deshperueshem seç kishin qene ndonjehere deri ne ate kohe. Fytyra, me ca sy te zgurdulluar, te enjtur dhe jo nga netet e pagjumta apo lodhja e tepert. Me shume mundesi ose ishin prej oreve te gjata qe shpenzonte perpara televizorit ose kompjuterit duke bere pune te padobishme, ose thjesht duke vrare kohen. Mundesia tjeter ishte nga gjumi i teperuar!

Aq shume kishte fjetur, aq shume sa mendonte se mos kjo deshire e madhe dhe e pakuptueshme per te mbyllur syte te ishte rezultat i ndonje semundjeje qe po afrohej. Keshtu i ndodhte para çdo lloji te tille, i zgjohej nje 'grykesi' per gjumin qe nuk e shpjegonte dot, por qe kurre nuk kishte arritur ta realizonte pa kokeçarje edhe ne te tilla raste. Ndersa kete here, kjo periudhe e pergjumjes se madhe zgjati aq shume dhe duke qene se asnje lloj semundjeje (fatmiresisht) nuk i ishte afruar, me gjasa te medha pergjumja krijonte thjesht gjendjen e tanishme.

Tani! Tani nuk ka me shqetesime. Nuk ka me detyrime vetjake per t'u çuar prej krevatit, ose me sakt divanit ku me te shumtat e hereve bente gjumin e nates pas ndjekjes se ndonje filmi prane televizorit. E pabesueshme dukej vertete, ama ajo flinte aty, ne vendin ku praktikisht ishte bere ambjenti ku kalonte me te shumten e kohes.

Sa shume kohe pa e perjetuar nje ndjesi te tille, ndjesine e te jetuarit brenda te njejtave mure per kaq shume kohe, here edhe me pizhame deri ne oraret e drekes. Sa e larget qe dukej! Dhe sa e duhur dhe e domosdoshme ishte tani ai moment, pikerisht ai qe po jetonte duke shpenzuar (njemendsh) kot te gjithe kohen e saj, por qe nuk ndihej aspak si diçka e gabuar.

Nuk donte ta leshonte, nuk donte te ikte prej asaj pertacie qe po ia dhuronte vetvetes, qe nga ana tjeter, e bente te ndihej tmerresisht keq ne fund te dites. Nuk donte te largohej nga ato mure, ose ndoshta nga ajo ndjesi! Ndjesia e rehatise se bollshme, ndjesia e vendit qe me mire e njihte, ndjesia e SHTEPISE.

Monday, May 5, 2014

Gjume te embel

Jam kete nate duke soditur qetazi, une dhe vetja ime.
Nje nga ato netet ku me shume se zhurma e ndonje gjumi te rende rrotull teje te shqeteson zhurma e mendimeve te tua.
Kur secili ka mbyllur syte e qeteson mendjen, une perpiqem te qetesoj shpirtin!

Sot pas shume kohe une dhe vetja ime jemi vene perballe njera-tjetres per te biseduar pas nje pushimi te gjate e te çuditshem. Flasim pa fjale, sepse kjo eshte e bukura e te biseduarit me vetveten dhe kerkojme te ndjekim udhetimin ne ndonje tjeter rruge apo kerkojme te gjejme ndonje tjeter enderr a motiv per te vazhduar, por kjo merzi e pakuptimte nuk na lejon te ecim perpara. Te dyja ne, mendojme, pa kuptuar ende qartazi se çfare eshte ne te vertete ajo qe duam kete nate kur gjithe rrotull po mundohen te kerkojne qetesi mendimesh ndersa une vazhdoj perseri te kerkoj qetesi shpirterore!

Ose ndoshta kerkoj ty ne fakt, kerkoj qe te degjoj tingullin tend te qetesise, zhurmen tende te rehatise teksa fle... dhe te lehtesohem.

Sunday, March 16, 2014

Mos harro

Mos harro,

Sot, ti me braktise! Me le vetem!
Mu largove ne nje dite qe aq shume nevoje per ty kisha. Nuk ishe aty!
Ike, pa me thene se pse, pa me thene se ku, pa me folur, pa me pritur.

Ike ashtu, per nje arsye budallaqe ndoshta, ose per ndonje arsye madhore, kush e di?
S'ishe aty... kur te kerkova, nuk te gjeta me.
Nuk doje te ishe!

Sa mire me njeh ti mua.
Aq mire sa e di qe ikja jote e pa-ze do me dhembte me shume se çdolloj fjale e nxjerre nga inati apo merzia e momentit. Ashtu siç di te me lesh vetem, ne cdo dhembje te shkaktuar prej teje.
Por une gjithsesi te kerkova, per te te treguar, se dita kur ti ike, ishte nje nga ditet kur une kisha aq shume nevoje per ty.

Dhe ti mungove.
Perseri!

Monday, March 3, 2014

Historia e nje nate te kaluar

Kete nate s'me vjen te bej asgje, dhe per kete s'ndihem ne faj.
Jam endur rrugeve s'di se ku
Kam ecur para s'di se pse
Kam pritur shume por s'di se ke
Jam lodhur por nuk di se sa
Kam ditur por s'e di se çfare
Kete nate s'me vjen te bej asgje, dhe kam harruar si te qaj!