Tuesday, May 14, 2013

I/e dashur mik/e

Une e di, e di shume mire i/e dashur mik/e se gjitha problemet ne kete bote, sherret, hallet... lindin vetem nga nje gje : 'mungesa e komunikimit'. Perdorimi aq i paket dhe i vaket i fjalorit nga njera ane dhe ai mbivleresimi qe ke te intuita vetjake, te cilen vendos ta perdoresh vetem ne situata te keqkuptimta.

Te gjitha vuajtjet nisin nga mungesa e fjales, nisin nga ajo 'e lexova se çfare tha, por e di se donte te thoshte tjeter' duke pertuar nga njera ane te behen sqarimet perkatese foltore, duke lene gjithçka pezull dhe duke bere qe te leje gjithmone per te deshiruar nje situate e tille.

Dhe pyes ndonjehere veten, (dreqin!) kaq e vogel kishte qene konsiderata e perbashket sa te largohemi ne te tille menyre nga mungesa e ligjerimit, nga zhdukja e sqarimeve?! Kaq pak rendesi do i kushtojme ngahera vetes, sa do i leme pas dore te gjitha fjalet qe leshojme nga goja dhe do t'i perkushtohemi seriozisht te mbyllurit te gojes ne vetvete? A nuk te vjen keq edhe ty?
Te gjitha problemet tona nisen nga mungesa e fjaleve...

Atyre fjaleve qe dikur dukeshin sikur s'do u vinte kurre fundi, po qe shteruan pa kuptuar nje dite.
Me vjen keq, i/e dashur mik/e sepse nuk folem, ne ate kohe kur te shpjeguarit dhe treguarit ishte pasioni yne!!!


2 comments:

  1. Per shkak te ketij problemi prishen miqesi shume te mira .Vertet mekat :/
    Ky shkrim eshte mjaft i bukur :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Me behet shume qejfi qe te ka pelqyer :)))

      Delete