Tuesday, December 18, 2012

Gjerat qe me bejne te lumtur

A ju ka ndodhur ndonjehere te perpiqeni te kuptoni veten aq shume sa qe ka qene e pamundur? Ose ose te mendoni se e njihni veten mjaftueshem por ne te vertete te ndodhe e kunderta? A ka ndodhur ndonjehere qe as te mos e merrni mendimin per te kuptuar veten sepse eshte pothuaj e pamundur qe sidomos vete ti dhe padyshim qe askush tjeter nuk do e kuptonin kurre stuhite qe mban perbrenda? Ndaj e leme te gjithe veprimtarine edhe rrugen e njohjes se vetes pas dore, nuk te duket e arritshme, ose te duket e panevojshme ta besh (jo sepse eshte vertete e tille por ose e ke zbuluar me heret, ose te ka genjyer mendja qe e zbuluar).

Mua me ka ndodhur...

Jo te zbuloj veten, as ta kuptoj ate, po me ka ndodhur te perpiqem aq fort per te kuptuar qofte edhe dicka te vogel te une, pervec faktit qe jam e qete dhe e duruar (ose perpiqem te jem), ti kushtoj secilit vemendjen e duhur, jam degjuese e mire, kritikuese e keqe, kokeforte e padukur, nevrike e fshehur, e perkushtuar totalisht pas atyre qe dua, jo fort ekspresive, jo pak here e komplikuar dhe shume te tjera si keto qe mi kane thene qe jam, ose kam menduar se jam. Qenkam te gjitha keto, dhe nje lemsh i madh gjerash te tjera qe deri me tani nuk i kam kuptuar!

Po asnjehere, pothuaj asnjehere nuk kam ndaluar, te marre pak kohe nga dita ime, nga gjithe ajo rremuje qe jetoj ngahera, te zbuloj veten, vete, per veten. Asnjehere me heret se para disa ditesh, ku gjeta kohen qe ti perkushtohem pavetedije realisht vetes sime.

Ju ka shkuar ndonjehere ndermend se cilat jane gjerat qe ju bejne te lumtur? Keni filluar valle ndonjehere ti numeroni? As une nuk kisha marre guximin ti numeroja, me druajtjen se do ishin aq pak sa do te zhgenjehesha (dhe kjo jo sepse jeta ime eshte e trishte per tu jetuar, perkundrazi une pretendoj se jetoj pergjithesisht e lumtur, por sepse mendoja se ishin te pakta gjerat-ne numer- qe ma mbushnin diten me lumturi). Jo! E verteta per mua ishte ndryshe. E verteta per ty eshte ndryshe deri ne çastin qe do fillosh t'i numerosh, per veten, me veten, vete...

Ate dite, qe nisi e gjitha si nje vrull entuziazmi, rezultat i nje dite te qete shpirterisht dhe blerjes se nje blloku te vogel (shume te bukur, sipas meje) (ndoshta jo dhe aq sipas shoqes e cila po me shoqeronte). Nisa te shkruaja ne te, per te paren here gjerat qe me benin te lumtur, qofte per pak, qofte per nje minute, gjerat qe kisha, gjerat qe doja te kisha, gjerat qe e dija qe nje dite do i kisha, gjera qe as e dija qe i kisha, gjera qe as e di ne do i kem! Ne pak dite, numri u shtua, dhe thua sikur me shtimin e atij numri shtohet edhe lumturia ime. Ne kete rrugetim ku une gezueshem, shpesh habitshem, zbuloj veten dhe kenaqem (ashtu e çuditur) me kaq shume vogelsira qe i vikam re, qe me mbushin jeten!

Une te inkurajoj te fillosh te numerosh gjerat qe te bejne te lumtur çdo dite, ne mos te befshin te lumtur ato qe te kenaqin, ato qe ne nje dite jo fort te kendshme do te te kujtojne se sa shume gjerave duhet tu jesh mirenjohes ne jete. Ato numerime qe do te te bejne te kuptosh se sa pak gjera na duhen per te qene te lumtur ose sa gjera te vogla na bejne te lumtur, dhe me e bukura se sa shume arsye kemi per tu lumturuar. Mjaftueshem per ty, mjaftueshem per te gjithe, por qe na ndodh ti shikojme shkarazi dhe te harrojme ndjesine e vertete qe na bejne te perjetojme.
Na duhet nje e tille liste per te na bere te kuptojme magjine e jetes sone ketu, ne kete bote!

Veçmas kryesoreve po shkruaj ketu ato gjera te listes sime qe me bejne mua te lumtur (qoftepak):

1.Ditet me shi kur ty nuk te duhet te besh asgje veçse te rrish ne shtepi edhe te shikosh filma vizatimore.
2.Mesazhet e rastesishme por te bukura ne telefon
3.Era e kendshme e librarive
4.Udhetimet e gjata me autobuz ose makine prane njerzve te dashur
5.Te planifikosh ndonje sekuence te se ardhmes
6.Te degjosh ne radio kengen tende te preferuar
7.Te ngresh pemen e Krishtlindjes
8.Krepa çokomiks
9.Aroma e mire e krevatit kur behesh gati per te fjetur

10.Te kendosh kur je vetem ne shtepi, sikur te jesh perpara miliona spektatoreve

2 comments: