Monday, March 3, 2014

Ende aty

Pershendetje zemer,

A te kujtohem me une? Edhe pse jemi kaq larg tani, a te kujtohem?
Me thane qe e kishe besuar qe te kisha harruar krejtesisht. Si munde?
Ndoshta kjo ishte e dyta gje me e dhimbshme, perveç largimit qe kisha ndjere ndonjehere. Sepse te degjoj qe ti beson symbullurazi harresen time, me ben te mendoj se sa pak me ke njohur ne kohen kur ishim prane.

Me thane qe i besove te gjitha,
Edhe qe kohen qe kaluam bashke, te thane se edhe ajo ishte genjeshter, ose nje gabim i nje moshe te vogel, i nje mendjeje te papjekur. Po ti vertet mendon me shume te mendja apo te zemra shpirt, ku beson ti?

Me thane dhe qe kishe lene pas gjithçka... ne vendin tone te takimeve rralle here dukeshe, fotografite komike i kishe grisur ne mijera copa, edhe fletet me premtime apo urime te paperfunduara ishin zhdukur. Ishe larguar nga çdokush qe te bente te te kujtohesha sadopak, numri i telefonit nuk ishte me i njejti, as adresa, as shtepia. Ishe larguar edhe ti nga ai qytet ku bertiste vetem une dhe ti, por nje gje do te doja shume te dija, a e more ne ikje dhe veten tende?

Une jam ende aty.










No comments:

Post a Comment