Tuesday, August 12, 2014

Si te justifikosh diçka shume te gabuar

Ishte gjendja e saj me skandaloze. Floket, oh! Floket ishin shkaterrim total, ndoshta me keq dhe deshperueshem seç kishin qene ndonjehere deri ne ate kohe. Fytyra, me ca sy te zgurdulluar, te enjtur dhe jo nga netet e pagjumta apo lodhja e tepert. Me shume mundesi ose ishin prej oreve te gjata qe shpenzonte perpara televizorit ose kompjuterit duke bere pune te padobishme, ose thjesht duke vrare kohen. Mundesia tjeter ishte nga gjumi i teperuar!

Aq shume kishte fjetur, aq shume sa mendonte se mos kjo deshire e madhe dhe e pakuptueshme per te mbyllur syte te ishte rezultat i ndonje semundjeje qe po afrohej. Keshtu i ndodhte para çdo lloji te tille, i zgjohej nje 'grykesi' per gjumin qe nuk e shpjegonte dot, por qe kurre nuk kishte arritur ta realizonte pa kokeçarje edhe ne te tilla raste. Ndersa kete here, kjo periudhe e pergjumjes se madhe zgjati aq shume dhe duke qene se asnje lloj semundjeje (fatmiresisht) nuk i ishte afruar, me gjasa te medha pergjumja krijonte thjesht gjendjen e tanishme.

Tani! Tani nuk ka me shqetesime. Nuk ka me detyrime vetjake per t'u çuar prej krevatit, ose me sakt divanit ku me te shumtat e hereve bente gjumin e nates pas ndjekjes se ndonje filmi prane televizorit. E pabesueshme dukej vertete, ama ajo flinte aty, ne vendin ku praktikisht ishte bere ambjenti ku kalonte me te shumten e kohes.

Sa shume kohe pa e perjetuar nje ndjesi te tille, ndjesine e te jetuarit brenda te njejtave mure per kaq shume kohe, here edhe me pizhame deri ne oraret e drekes. Sa e larget qe dukej! Dhe sa e duhur dhe e domosdoshme ishte tani ai moment, pikerisht ai qe po jetonte duke shpenzuar (njemendsh) kot te gjithe kohen e saj, por qe nuk ndihej aspak si diçka e gabuar.

Nuk donte ta leshonte, nuk donte te ikte prej asaj pertacie qe po ia dhuronte vetvetes, qe nga ana tjeter, e bente te ndihej tmerresisht keq ne fund te dites. Nuk donte te largohej nga ato mure, ose ndoshta nga ajo ndjesi! Ndjesia e rehatise se bollshme, ndjesia e vendit qe me mire e njihte, ndjesia e SHTEPISE.

No comments:

Post a Comment