Monday, December 15, 2014

Biseda jone

Une e ndiej gjithmone se sa e teperuar eshte e folura ime, shpejtesia e fjaleve, koha e shkurter qe u le fjalive qe te marrin kuptim njera me tjetren.
E di qe e teperoj me fjalorin e shpeshte dhe ndihem keq qe ndonjehere nuk perdor ne te tilla bashkebisedime fjale me te veçanta. Sepse, tek e fundit, fjalet e veçanta qe mund te jene krijuar ndonjehere per te bere kumtimin me te ngjyrshem ne te tilla situata, jane padyshim fjale te cilat i pershtaten persosmerisht gjendjes sone. Ti i meriton te gjitha fjalet me te bukura te krijuara ndonjehere per ndonje ndjenje pozitive njerezore, vertete! Por une shpejtohem, shpejtohem aq shume ne te folurin me ty sa qe nuk dua te humb kohe (humb kohe?).

Flas aq shume dhe aq ngutshem sa qe edhe te tjeret nuk e kuptojne se ne te vertete dua te shfrytezoj te gjithe mundesine e dhene per te te shpjeguar sa me shume, per te te shprehur sa me shume, rreth meje, rreth teje, rreth gjithçkaje.
Une flas ndonjehere shume dhe ngutshem, nga deshira e ime e madhe e te treguarit, e te folurit me ty, e deshires se mosshpenzimit te kohes me gjera te 'parendesishme'... me te parendesishme se biseda jone!

No comments:

Post a Comment